FOTO/ Lë pas Kampionin e Botës, Granit Xhaka solid në renditjen e “Topit të Artë”

Mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00 do të startojë ceremonia e “Topit të Artë”. Çmimi prestigjioz për më të mirin e sezonit të shkuar, do të jepet mbrëmjen e sotme ku fitues pritet të jetë Rodri.

Ndërkohë që para ceremonisë France Football dhe UEFA kanë bërë të ditur renditjen nga vendi i 30-të deri në të 11-tin. Pozicionin e tij në këtë garë e ka mësuar edhe Granit Xhaka.

Pasi u shpall kampion me Bayer Leverkusen në Gjermani duke “thyer” hegjemoninë e Bayern Munich, mesfushori shqiptar ka arritur të rrëmbejë vendin e 16-të në këtë garë. Një pozicion solid për kapitenin e Zvicrës.

Xhaka ka lënë pas kampionin e Botës, portierin Emiliano Martinez, por edhe emra si Valverde, Calhanoglu dhe Odegaard.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top