FOTO/ Merkato cilësore te Tirana, Endri Çekiçi bashkohet me Kristal Abazajn

Endri Çekiçi dhe Kristal Abazaj duken se janë miq mjaft të mirë me njëri-tjetrin. Sa herë që u jepet mundësia, ata postojnë së bashku në evente të ndryshme apo qoftë edhe në ndonjë ndeshje futbolli. Së fundmi kanë zgjedhur të provojnë aftësitë e tyre në “padel”.

Në një postim në rrjetet sociale është Abazaj që shkruan: “Të fitojë më i miri”, ndërsa shfaqet duke i dhënë dorën mesfushorit kuqezi.

Kujtojmë që Tirana është pasuruar ndjeshëm në këtë merkato vere me futbollistë mjaft cilësorë. Ndërkaq edhe Endri Çekiçi është përfolur disa herë për të ardhur në Shqipëri, por siç duket kanë qenë thjeshtë thashetheme merkato.

Postimi i Abazajt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top