FOTO/ Mungoi për shkak dëmtimi, Rey Manaj reagon nga Turqia pas fitores së Kombëtares

Rey Manaj ishte një nga mungesat e rëndësishme të kombëtares për dy sfidat e këtij muaji. Sulmuesi për shkak dëmtimi nuk mundi të ishte i gatshëm të jepte kontributin e tij ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Por pavarësisht se nuk ishte pjesë e grumbullimit, mbështetja e lushnjarit ndaj kuqezinjeve nuk ka munguar. Pas fitores 1-0 me Gjeorgjinë, Manaj ka reaguar në rrjetet sociale, me lojtarin që ndodhet në Turqi ku vazhdon edhe rikuperimin e tij.

27-vjeçari ka duartrokitur të gjithë shokët e tij dhe paraqitjen e tyre fantastike ndaj gjeorgjianëve. Pas këtij triumfi tashmë Kombëtarja shqiptare është vetëm 1 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Çekia. Pikërisht këto të fundit janë kundërshtari i radhës i kuqezinjeve në sfidat e nëntorit, duel që do të luhet në “Air Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top