Nëse ka një person që mund të flasë me autoritet për “Topin e Artë”, ai është Lionel Messi. Kampioni i botës është futbollisti me më shumë “Topa të Artë” në histori, teksa këtë trofe e ka koleksionuar plot 8 herë.
Ceremonia e 68-të e “Topit të Artë” nuk kaloi pa polemika, me Rodrin që u ngrit në piedestal, duke fituar për herë të parë këtë trofe prestigjioz, ndërsa “lë me gisht në gojë” rivalin e tij, Vinicius.
“Pleshti” ka bërë një postim në rrjetet sociale. Argjentinasi ka preferuar të qëndrojë larg polemikave, ndërsa ka përgëzuar të gjithë fituesit dhe të nominuarit. Ndërsa uron në veçanti shokët e tij të Argjentina, si Emiliano Martinez që u shpall portieri më i mirë, ndërsa përmendi edhe Lautaro Martinez, Leonel Scalonin dhe Ale Garnacho.