Myrto Uzuni shkëlqeu në fitoren e Granadas ndaj Tenerifen këtë fundjavë. Skuadra ku luan sulmuesi shqiptar triumfoi 4-0 dhe 2 prej këtyre golave mbajnë firmën e beratasit.
Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa është zgjedhur edhe në formacionin e javës së 10-të. 29-vjeçari ka “zptuar” një vend në 11-tëshen më të mirë, ndërsa është vlerësuar me notën 8.9.
Kujtojmë se me dopietën e shënuar ndaj Tenerifen, Uzuni ka shënuar 4 gola dhe 1 asist në 8 ndeshje të luajtur në këtë sezon në La Liga 2.