Eduart Rroca ishte protagonist në fundjavë me skuadrën e A. Keciörengücü në javën e 11-të të kampionatit. Mesfushori shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në sfidën që skuadra e tij humbi 2-3 ndaj Corum.
Rroca u tregua i saktë nga goditja e dënimit nga jashtë zone, me topin që përfundoi në fundin e rrjetës së kundërshtarëve. Një realizim spektakolar dhe “alla-Messi” nga shqiptari, i cili padiksutim moir duartrokitjet e të pranishmëve në stadium.
Për këtë ai është vlerësuar me notën 7.8, ndërsa është zgjedhur edhe në formacionin e javës në Turqi.