FOTO/ Sulmuesit e Kombëtares shqiptare protagonistë, ja pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë, 3 prej tyre që janë pjesë e Kombëtares shqiptare. Portali i njohur i statistikave “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë futbollistët kuqezinj më të vlerësuar.

Vendin e parë e mban Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares rikthehet te goli me Legian e Varshavës, duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 63-të në duelin ndaj Varta Poznan.

Me notën 8.1 është vlerësuar Lindon Selahi pas performancës së mirë në transfertën ndaj Varazdin ku ekipi i tij fitoi me rezultatin 2-0.

Podiumin e plotëson sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi i cili i dhuroi fitoren 1-0, Bani Jas në transfertë ndaj Hata.

Në vendin e 4-të me notën 7.6 renditet Denis Simani i cili shënoi golin e dytë për ekipin e tij në fitoren 3-1 ndaj Vinterthur.

Sokol Cikalleshi renditet në vendin e fundit, pasi shënoi gol dhe dha asist në suksesin 2-0 të ekipit të tij, Koniaspor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top