Rey Manaj arriti që në fundjavë të shënonte dopietë me Sivasspor, në fitoren 3-2 që morën kundër Hatayaspor. Për lushnjarin nuk mund të kishte një rikthim më të mirë në fushën e lojës se ka ky, ndërsa hedh prapakrahëv dëmtimin.
Sulmnuesi i Kombëtares shënoi dy gola njëri më i bukur se tjetri, ndërsa ishte vendimtar për të tijtë. Sigurisht që paraqitja e Manajt nuk ka kaluar pa u vënë re dhe 27-vjeçari është zgjedhur në formacionin e javës në Turqi.
Gjithashtu nga “Transermarkt” është vlerësuar me notën 8.4. Kujtojmë se me dopietën e shënuar ndaj Hatayaspor shkon në 3 numri i golave për lushnjarin në 6 ndeshje të luajtura në këtë sezon.