Jasir Asanit nuk i ndahet “zemra” nga skuadra e Partizanit. “mëngjarashi” pavarësisht se luan në Korenë e Jugut me Guwangju vazhdon të ndjekë “Demat”.
Madje nuk mungojnë edhe komentet ndaj protagonistëve të kryeqytetasve. Asani kur luante me Partizanin ishte një nga lojtarët më të pëlqyer nga tifozët, ndërsa vazhdon ende të gëzojë simpatinë e tyre.
Por jo vetëm kaq, pasi sulmuesi ka një marrëdhënie të mirë edhe me Gaz Demin. Madje pikërisht këtij të fundit i ka shkruar se është presidenti më i mirë.
“Je mbret. Urime president, je ma i miri gjithmonë. Mbret gjithmonë”, ka shkruar Asani në një koment në rrjetet sociale.