Rosonerët pa frena në merkato. Milani është shumë aktiv në merkato dhe kuqezinjtë duan ta kompletojnë skuadrën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë Allegrit një ekip shumë konkurrues të aftë për të kërkuar menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve por ndoshta dhe synimin e titullit.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Ricci, Modric, Terraciano dhe Estupinan, ndërsa sipas raportimeve të fundit, Tare do të hidhet në sulm për transferimin e bomberit të ri.
Corriere della Sera, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se drejtuesit e Milanit, i kanë dhënë dritën jeshile Tares për transferimin e Dusan Vlahovic.
Sulmuesit serb i skadon kontrata me Juventusin verën e ardhshme dhe Milan mund ta transferojë atë për rreth 20 milionë euro.
Tare do të nis bisedimet me drejtuesit e Juves ditët në vijim dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.