“Fut Galjardinin që rrëzohet kur ecën dhe na djeg Asllanin“, Muça shfryn ndaj Inzagit: Nuk e shikoj Interin prej këtij trajneri, ai edhe vetë nuk dinte të luante

Shkëlqim Muça ka shfryrë ndaj trajnerit Simone Inzagi për qendrimin që ky i fundit po mban karshi Kristjan Asllani. Ish-futbollisti i njohur shqiptar ka thënë në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, që transmetohet në “RTSH”, se nuk e kupton se çfarë vlerash mund të ketë një trajner që lë në stol një lojtar si Asllani. Muça më tej lëshon kritika edhe për nivelin që ka pasur vetë Simone Inzagi si futbollist.

“Asllani është lojtar klasi. Ka inteligjencën, goditjen. Pasimin e ka shumë të saktë, punon me të dy këmbët njësoj. Ka goditjen në portë. Pra, është një lojtar shumë inteligjent dhe që do ngrihet shpejt. Por është një lojtar që po na e djeg ai (Inzagi). Është një lojtar që ka shumë cilësi, por nuk e shoh Interin. Ka një vit që nuk e shoh Interin vetëm prej këtij trajneri. Kur djeg një talent, nuk e di çfarë niveli ka. Kur të gjithë mediat italiane dhe bota thonë që ky është një talent, ai ka një kokë që…

Shpresoja që këtë vit ta çonin diku tjetër, vetëm që të luante. Unë nuk e kuptoj. Kur shoh unë që fut Galjardinin, që është një lojtar që mezi ecën… Rrëzohet, ecën dhe rrëzohet. Ore  si ka mundësi them? Një lojtar që është 20 vjeç, që është talent. Ç’është ky trajner?! Ai s’ka ditur të luante, rrëzohej për vete. A e mbani mend Inzagin? Mirë ai tjetri që shënonte gola, por ky rrëzohej vetë. Ecte dhe rrëzohej “, ka deklaruar Shkëlqim Muça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top