Futbolli brazilian në zi, ndahet nga jeta mesfushori 26-vjeçar

Futbolli brazilian në zi. Lojtari brazilian, Gabriel Popo ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare, në mënyrë të papritur. Popo shfaqi probleme shëndetësore mëngjesin e së dielës.

Sipas raportit të dalë këtë të hënë ng Instituti Mjekësor Ligjor, u konfirmua se ai vdiq nga një infarkt akud i miokardit. Mediat braziliane raportojnë se 26-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij nga një shok skuadre.

Kujtojmë se Popo e ka zhvilluar gjithë karrierën e tij si futbollist në Brazil. Sampaio, Santa Cruz, Sousa, Linense, Boa Esporte, Moto Club, Ribamar dhe XV de Jau kanë qenë ekipet ku është aktivizuar 26 vjeçari.

Back To Top