Federiko Dimarko ishte një nga protagonistët e duelit mes Italisë dhe Shqipërisë, teksa ndihmoi Nedim Bajramin të hynte përgjithmonë në historinë e Kampionateve Europiane. Një rivënie anësore e gabuar e mbrojtësit italian, solli golin e futbollistit kuqezi, i cili tundi rrjetën e Donarumës pas 23 sekondash lojë.
Skuadra e tij ia doli të përmbyste rezultatin dhe Dimarko zgjodhi rrjetet sociale për të reaguar pas suksesit që i dha të kaltërve një start të mirë të Euro 2024.
“Një fitore e mirë për të nisur Europianin. Ishim të aftë të përmbysnim rezultatin dhe të reagonim ndaj gabimit tim. E rëndësishme është të ngihesh menjëherë në këmbë”, shkruante futbollisti i Interit në mesazhin e tij të qartë për tifozët.