Ndonëse i dha PSG-së titullin kampion, trajneri Galtier do të largohet nga drejtimi i skuadrës këtë verë, pasi drejtuesit duket se nuk janë bindur nga puna e tij.
Mediat franceze e japin të sigurt shkarkimin e Galtier, teksa kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e kandidatëve që mund ta zëvendësojnë, teksa lista është e gjatë dhe përmban emra si Luis Enrique, Zidane, Mourinho e Thiago Motta.
Megjithatë së fundi ka fituar terren ish-trajneri i Bayernit të Mynihut, Julian Nagelsmann, i cili është i papunë dhe në pritje të ofertave.
Sheiku Al Khelaifi duket se e ka takuar personalisht gjermanin dhe i ka propozuar drejtimin e PSG-së, bashkë me premtimin për të investuar për ndërtimin e një skuadre të aftë për të garuar në nivele të larta.
Palët kanë rënë parimisht dakord, megjithatë dy javët e para të qershorit do të jenë ato që do të përcaktojnë edhe vendimin final të palëve.