Federata e Futbollit të Kroacisë edhe zyrtarisht e konfirmon padinë e re për mesfushorin Luka Modric dhe Dejan Lovren në gjykatën e Osjekut.
Modric akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme më 13 qershor 2017 gjatë një gjyqi në Gjykatën e Qytetit të Osijekut “edhe pse gjyqtari e paralajmëroi se kishte për detyrë të thoshte të vërtetën”, shkruan Shikofutboll
Dëshmia kishte të bënte për tre anëtarë të Dinamo Zagrebit në lidhje me evazion fiskal.
Federata e Kroacisë përmes një shkrimi ka kërkuar gjyq të drejt, por duke parë historinë e dy lojtarëve të tyre ata janë në përkrahje të plotë.
“Si fitues të medaljeve të argjendta dhe të bronzta në kampionatin botëror të FIFA-s, lojtarët dhe udhëheqësit njerëzorë të ekipit që e bëri të famshëm futbollin kroat dhe vendin, Luka Modrić dhe Dejan Lovren nuk meritojnë trajtim të veçantë nga drejtësia kroate. Megjithatë, ato meritojnë një marrëdhënie të drejtë dhe të barabartë dhe siguri juridike.
Prandaj, Federata Kroate e Futbollit mbështet plotësisht Luka Modriqin dhe Dejan Lovren dhe ne do të jemi të disponueshëm për të ndihmuar dy lojtarët legjendar gjatë procesit.”, shkruhet në njoftimin e HNS-së.