Giacomo Vrioni ka qenë njeriu kryesor në ndeshjen mes San Luis dhe New England Revolution.
Sulmuesi shqiptar ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel duke realizuar het-trik në fitoren e thellë të New England Revolution me rezultat 1-5.
Vetëm pas 15 minutave lojë, Vrioni realizoi një gol të bukur pas asistimit nga Bou për 0-1.
Goli i dytë për reprezentuesin shqiptar erdhi në minutën e 39-të, duke realizuar nga afërsia për ta ngritur epërsinë e skuadrës së tij në 1-4.
Ish-anëtari i Juventusit kompletoi het-trikun në këtë sfidë kur kaluan një orë lojë.Bye asistoi bukur, derisa Vrioni nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë duke shënuar për rezultatin përfundimtar 1-5.
24-vjeçari këtë edicion ka shënuar tetë gola, pesë nëMLS dhe tre të tjerë në Ligën e Kupës.