Gjashtë muaj pa skuadër, sulmuesi i kombëtares prezantohet në Turqi

Rey Manaj gjen skuadrën e re teksa do ta vazhdojë karrierën në Turqi tek klubi i Sivasspor. Sulmuesi i kombëtares përjetoi një periudhë të vështirë së fundmi duke qenë se prej problemeve fizike e humbi mundësinë për të bërë karrierë në Angli te Watford dhe prej shkurtit ishte pa skuadër.

Megjithatë, tashmë Manaj përgatitet për aventurën e re në klubin e elitës turke. Futbollisti lushnjar ka firmosur një kontratë dyvjeçare ndërsa ka edhe opsionin për ta zgjatur këtë aventurë me një vit tjetër, sigurisht në bazë të performancës.

Së fundmi, për Manaj kishte interes edhe nga Italia me Sampdorian dhe Frosinonen që kishin studiuar pistën për të firmosur me 26-vjeçarin. Megjithatë, Turqia duket të jetë destinacioni që ka joshur ish-sulmuesin e Barcelonës, teksa në Superligën turke bëjnë pjesë edhe emra shumë të njohur si Icardi, Mertens apo Rebic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top