Gjeorgjia favorite, bastet “injorojnë” Kombëtaren shqiptare

Pas humbjes në Pragë me Republikën Çeke, Kombëtarja do të kërkojë 3 pikët në Tbilis. Këtë të hënë, Shqipëria do të përballet aty me Gjeorgjinë, duke nisur nga ora 18:00.

Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante. Të dyja ekipet janë në kërkim të 3 pikëve, pasi vijnë nga humbje që dhembin. Shqipëria u mposht nga Çekia, ndërsa gjeorgjianët humbën ndaj Ukrainës.

Megjithatë, bastet nuk e shohin si të barabartë këtë sfidë dhe favorizojnë Gjeorgjinë. Një fitore e mundshme e këtyre të fundit kuotohet 1.95, ndërsa barazimi 3.3. Në krahun tjetër, një fitore e Shqipërisë kuotohet me koefiçentin 4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top