Gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e 200-të me Atalantën, heroi Gjimshiti: Mbrëmje e veçantë që nuk do e harroj…

Mbrëmja e sotme ishte vërtet speciale për Berat Gjimshitin. Në duelin e 200-të me fanellën e Atalantës, mbrojtësi shqiptar u shndërrua në heroi, duke shënuar golin e fitores ndaj Shtrum Grac, që i siguroi edhe kualifikimin matematikisht skuadrës zikaltër.

Në fund të sfidës, kapiteni i Kombëtares shqiptare u zgjodh edhe lojtari më i mirë i kësaj përballje, teksa në intervistën e dhënë për “Sky Sport”, ndër të tjera deklaroi:  

Ndeshja e 200-të me Atalantën… 

“Ishte një ndeshje e veçantë, një ndeshje shumë e rëndësishme në Ligën e Evropës për të kaluar në raundin tjetër. Duke shënuar golin vendimtar, jam shumë i lumtur. Isha shumë krenar edhe para ndeshjes për këtë numër ndeshjesh të arritur me këtë skuadër. Sonte është një mbrëmje e veçantë, të cilën nuk do ta harroj.

Ndeshjet në kampionat janë të vështira që nga fillimi, sigurisht luajtëm një ndeshje të mirë kundër Interit, fituam sot dhe tani mendojmë për Udinezen që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”. 

Tani synoni për vendin e parë? 

“Ne duhet të përpiqemi të fitojmë edhe kundër Sportingut, por është një ndeshje që ia vlen të shihet kundër një ekipi të fortë. Megjithatë, ne do të përpiqemi të zëmë vendin e pare”. 

Provë maturie? 

“Sidomos në pjesën e dytë. Në të parën bëmë shumë gabime dhe nuk luajtëm mirë. Në pjesën e dytë ngritëm nivelin tone”. 

Gjashtë nga shtatë ndeshje në shtëpi pa pësuar gol. Do të thotë se… 

“Se do të përpiqemi t’i bëjmë shtatë nga tetë herën tjetër në shtëpi”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top