Gjimshiti nuk pëson gol në ndeshjen e 3-të radhazi në Champions, Bresti bën befasinë e madhe edhe kundër Leverkusenit

Atalanta mbetet e pamposhtur në Champions League. Gjimshiti së bashku me pjesën tjetër të mbrojtjes ia kanë dalë që të mos pësojnë gol në ndeshjen e 3-të radhazi në kompeticionin më madhor për klube në Europë. Bergamaskët kanë barazuar sot me shifrat 0-0 kundër Celtic-ut dhe kanë shkuar në kuotën e 5 pikëve.

Në krahun tjetër Bresti bën befasinë e madhe edhe kundër Bayer Leverkusenit. Skuadra franceze ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër kampionëve të Bundesligës. Me këtë rezultat, Bresti arrin të grumbullojë 7 pikë dhe renditet e 3-ta në tabelën e klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top