Jasir Asani duket se po jeton momentin më të mirë në karrierën e tij. Goli që shënoi ndaj Polonisë në “Air Albania” padiksutim e ka ngritur në piedestal. Një supergol që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë tifozët anembanë botës.
Në të tilla kushte Asanin e shikon në çdo rrjet social të tifozëve apo faqeve të ndryshme në internet.
Në një postim të “Arena Sport Shqip” shkruhej: “Jasir Asani u ftua me kombëtaren Shqiptare për herë të parë në moshën 28 vjeç, ndërkohë disa lojtarë ne moshën 20 vjeç zgjedhin kombëtaret e huaja sepse nuk duan të presin. Ky njeri është shembull për çdo lojtarë, dhe durimi i tij po i shpërblehet”.
Ndërkohë një tifoz me emrin, Klaus Montoise ka komentuar se lojtarët e talentuar zgjedhin të largohen nga Shqipëria për të luajtur për kombëtare të huaja ku sipas tij mundësitë janë më të mëdha.
“E ke gabim Arena Sport Shqip. Unë mendoj që çdo sportist i ri në Shqipëri kërkon të largohet që në moshë të vogël sepse kanë synime të mëdhaja dhe për të luajtur për kombëtaret e huaja. Në Shqipëri sado talent të jesh i ke shumë pak shancet për t’u bo futbollist, jashtë janë mundësitë më të mëdhaja derisa të luash me kombëtaret e huaja”, ka shkruar tifozi.
Të tillë komenti i është përgjigjur vetë heroi i Supergolit ndaj Polonisë, ku Asani i ka treguar se për çfarë synimesh flet, kur nuk e di çfarë emocioni të jep fanela e kombëtares shqiptare.
“Klaus Montoise po të kthej përgjigje. Çfar synime me pas vlla a e di ca emecioni është të luaj për Shqipërinë? Nuk ka synime kur bëhet fjal për kombëtaren shqiptare, duhet gjithçka t’i lej jashtë . Vetëm Shqipëri kjo duhet të jetë synimi i parë i një futbollisti. Shqipëria përgjithmon!”, ka shkruar Asani.