Golashënuesi më i mirë në La Liga 2, Uzuni merr çmimin “Pichichi” nga prestigjozja “Marca”

Sapo u kthye në Spanjë nga angazhimi me ku arriti edhe një sukses fantastik drejt kualifikimit në Europian, Myrto Uzunin e ka pritur një çmim i dhuruar nga prestigjozja spanjolle “Marca”.

Sulmuesi kuqezi merr këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë sezonin që kaloi. Çmimi “Pichichi” i është dhënë Uzunit në distancë, në qytetin e Granadës, pasi ceremonia zhvillohej në Barcelonë, aty ku iu dorëzua i njëjti çmim, por për La Ligën, edhe Robert Levandovskit. Për tu kthyer te shqiptari, çmimi iu dorëzua nga Emilio Kontreras, zëvendës drejtori i “Marca”.

Pas marrjes së këtij vlerësimi, Uzuni është shprehur: “I falënderoj të gjithë për çmimin duke filluar me tifozët, bordin, stafin stërvitor dhe të gjithë ekipin. Ka qenë një javë e mrekullueshme për mua, kualifikimi me Shqipërinë në “Euro 2024”, ‘Piçiçi’ dhe nesër (sot), përveç kësaj, kemi një finale ndaj Alavesh. Është një ditë shumë e bukur për mua. Unë gjithmonë dua të përmirësohem në çdo lojë. E rëndësishme është të ndihmoj ekipin tim të jetë aty ku duhet”, u shpreh Uzuni pas marrjes së çmimit.

Sot në mbrëmje Granada e tij do të përballet me Alaveshin në transfertë, me ndeshjen që do të nisë në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top