“Goli i dytë na fiku dritat”, Qazim Laçi: Çekët më njihnin, ai rasti i Asanit mund të ndryshonte ndeshjen

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë nga Çekia, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, përfundoi 2-0 në favor të çekëve. Në përfundim të ndeshjes, për mikrofonin e SuperSport foli mesfushori Qazim Laçi.

“Nisja me gol na prishi lojën që menduam. Duhet të niseshim më mirë pasi e dinim që ata do luanin me topa të gjatë. U munduam, por nuk e bëmë mië.

Kishim edhe një aksion me Bajramin që goditi dhe ishte afër golit. Fillimi i keq na prishi, por më pas patëm edhe raste shënimi. Me golin e dytë mbaroi loja.

Çekët më njihnin, sot Asllani bëri mesfushorin e avancuar. U munduam, por nuk na eci.

Fillimi i lojës me topat e gjatë nuk ndihmuan shumë. Humbëm shumë topa të dytë dhe na iku pak loja. Pas golit arritëm disa minuta të qarkullojmë topin, patëm raste. Me rastin e Asanit mund të bënim një gjë më të mirë, por ajo 2-0 na fiku dritat”, tha Laçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top