Goli i sotëm “tremb” Bekim Balajn, rizgjohet “bomberi” i Dinamos

Dinamo ka arritur të marrë një pikë kundër një Bylisi që kaloj i pari në avantazh me një Malomo në super formë dhe që u shpall Lojtari i Ndeshjes në fitoren e madhe kundër Teutës. Ekuilibrimin tek skuadra e Dajës e solli një i huaji dhe ai mban emrin itodo.

Peter Itodo shpëtoi “Nëndetësen Blu” në frymën e fundit të takimit të sotëm të superiores. Sulmuesi shënoj në minutën e 90-të dhe përveç rëndësisë që ka ky realizim për faktin e pikëve, ka të thojë shumë dhe në aspektin personal. Nigeriani i ardhur në Shqipëri kap kuotën e 6 golave dhe parakalon një talent si rashica që ka shënuar mjaft gola të bukura këtë saezon futbollistik. 21 vjeçari ka lënë mbrapa emra si Mala, Bregu, Bintsouka apo Ze Gomes në listën e golashënuesve dhe kjo tregon që ai gëzon një nuhatje shumë të mirë në portën e kundërshtarit. Itodo ka shënuar ndaj Laçit, Bylisit, Vllaznisë, Skënderbeut, Partizanit dhe Elbasanit. Ndaj këtij të fundit, sulmuesi i Dajës ka gjetur rrjetën e parë në kampionatin shqiptar.

Duket qartazi se në listë janë emrat e ekipeve më të forta të kampionatit. Sulmuesi i dinamos ka hyrë në garë për këpucën e artë dhe në këtë e pengon vetëm Balaj. Bekimi ka një gol më shumë me Vllazninë dhe kjo fal dopietës në “Klasiken Shqiptare”. Të dy sulmuesit do të hahen dhëmbë për dhëmbë deri në fund të sezonit dhe kjo pritet të jetë një garë e ethshme golash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top