Kombëtarja e Kosovës ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Zvicrës, e vlefshme për para-kualifikimet e Euro 2024.
Golin e barazimit në minutën e 64’të në stadiumin “Fadil Vokrri” e shënoi Vedat Muriqi, shkruan ShikoFutboll
Muriqi shënoi një gol të bukur pas reagimit të dobët në mbrojtjen e Kombëtares së Zvicrës dhe super asistit nga Milot Rashica.
Kujtojmë që golin për 0 me 1 e shënoi Remo Freuler në minutën e 14’të pas një intervenimi të dobët në mbrojtjen e Kosovës.