Granit Xhaka me Bayer fitojnë me përmbysje

Bayer Leverkuseni ka triumfuar në derbin gjerman, me rezultat 2:1 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Tre gola të realizuara, dy shtylla të qëlluara, njëra nga vendasit e tjetra nga udhëtuesit, si dhe dy penallti, një të parealizuar, e karakterizuan këtë ndeshje. 

Futbollisti Boniface dështoi nga pernalltia në minutën e 9-të, pasi që portieri i Eintracht-it, Trapp, e priti me sukses goditjen e tij.

Marmoush në minutëne 16-të shënoi nga penalltia për udhëtuesit.

Bayer këndellet dhe ka përmbysur gjithçka në minutat vijues. 

Andrich ka realizuar në minutën e 25-të për 1:1 dhe Boniface për 2:1 në atë të 72-tën.

Xhaka si gjithnjë titullar, ka treguar lojë të mirë.

Pas javës së 7-të në Bundesliga I, Bayer renditet në pozitën e 4-të me 14 pikë e Eintracht një pozitë më poshtë me një pikë më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top