Skuadra e Manchester Cityt ka luajtur baras mbrëmë ndaj Brighton në ndeshjen e Premierligës.
Manchester City është kurorëzuar me titullin kampion, teksa Brighton dje me barazim siguroi kualifikimin në Europa League, shkruan LIG Sport.
Pas ndeshjes, Guardiola tha se loja e tyre s’ishte më e mira, pasi ata kishin konsumuar shumë alkool në festën e titullit disa ditë më parë.
“Isha pak i shqetësuar për një rënie të mundshme të performancës pasi 40 orë më parë pimë të gjithë alkoolin në Mançester”, tha ai me shaka pas ndeshjes.
Kujtojmë se City do t’i luajë edhe dy finale, një ndaj United në FA Cup dhe një ndaj Interit në Champions League.