Inter i hakmerret PSG-së për Milan Skriniar.
Milan Skriniar, bëri bujë të madhe disa muaj më parë kur vendosi që të mos rinovojë kontratën me Interin dhe ta vazhdojë karrierën te PSG.
Skriniar iu bashkua Parisienëve me parametra zero dhe për Interin kjo ishte një humbje e madhe, pasiqë vlera e sllovakut në treg ishte 50 milionë euro.
Por zikaltrit kanë gati hakmarrjen dhe sipas raportimeve të fundit Inter synon tia rrëmbejë PSG-së yllin e skuadrës me parametra zero.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Parisienëve, Prensel Kimpembe kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.
Calcio Mercato, shkruan se Marotta e ka kontaktuar agjentin e francezit për ta njoftuar se e dëshiron atë te Interi verën e ardhshme.