“Hera e parë dhe e fundit që shoh këto skena”! Gattuso i flet ashpër lojtarit shqiptar: I thashë në mbrëmje…”Leon, mos e vrit veten”

Gattuso njihet për karakterin e tij të fortë dhe vendimet deri diku të pazakonta, jo vetëm në fushën e blertë si futbollist, por edhe si trajner. Se çfarë reagimesh të ashpra ka ky trajner, e ka provuar në shpinë edhe lojtari shqiptar i Hajduk Splitit, Leon Dajaku.

Ky i fundit u zemërua pas Gattuso e nxori nga fusha kundër Slaven Belupos dhe përplasi shishen e ujit në tokë. Menjëherë pas takimit, trajneri e dënoi që t’i paguante darkën të gjithë skuadrës dhe bëhet fjalë për një ekip me jo pak staf dhe lojtarë.

“Dajaku kishte një problem me veten, kishte bërë shumë gabime në fushë. Folëm në darkë pas ndeshjes, i thashë: “Leon, mos e vrit veten kështu”. Të martën i kërkoj falje të gjithë shokëve të skuadrës, do të paguajë darkën e të gjithëve dhe kjo cështje është zgjidhur. E di që ju gazetarët i keni qejf këto situata. Të gjithë ata që janë të pakënaqur, unë jam në zyrë, mund të vijnë të flasin aty. I thashë Leonit se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që e shoh atë lloj sjellje”, tha Gattuso. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top