Heroi i Tbilisit “tremb” Interin, në rrëzik sfida me Romën

Kristjan Asllani rrëzikon të mungojë në sfidën e kampionatit ndaj Romës.

Mesfushori kuqezi, heroi i Tbilisit kundër Gjeorgjisë ka përfunduar stërvitjen e sotme me Interin duke çaluar.

Nga ekzaminimet e para nuk rezulton një lëndim i rëndë, gjithsesi, mund të jetë i mjaftueshëm për të mos qënë në fushë këtë të dielë.

Duke iu referuar mediave italiane, situata e Asllanit mbetet e paqartë për duelin me kryeqytetasit.

Megjithatë, seanca stërvitore e radhës do të jetë vendimtare për ta përcaktuar. 22-vjeçari shqiptar nuk ka gjetur shumë hapësira në këtë sezon me zikaltërit dhe deri më tani ka luajtur 6 takime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top