Hidhet shorti i superkupës italiane, dy lojtarë të kombëtares vihen përballë njëri-tjetrit

Është bërë me dije kalendari i superkupës italiane. Në të marrin pjesë Juventus, Milan, Inter, Atalanta.

Pikërisht këto 4 skuadra do të na dhurojnë “supersfida” në gjysëmfinale pasi kujtojmë ky kompeticion ka ndryshuar format dhe nuk luhet me një ndeshje që vulos gjithçka.

Shorti na ka rezervuar Inter – Atalanta, një derbi midis skuadrës nga Milano dhe asaj nga Bergamo. Ndërsa një ditë më vonë luhet takimi që do ka marrë që tanimë vëmendjen kryseore, Juventus – Milan.

Falë kalendarit, mund të shikojmë skuadrën e legjonarit tonë të luftojë për fitimin e trofeut nëse kalon skuadrën e Asllanit ose dhe një “Derby della Madonina” në finalen përmbyllëse të turneut.

Nga ekipet e vjetshme vihet re se vetëm Interi ia ka dalur të marrë pjesë përsëri si fituesi në fuqi i Serie A.

Ky kompeticion “merr jetë” në Janar dhe do të zhvillohet sërish në Lindjen e Mesme, në Arabinë Saudite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top