Markus dhe Kefren Turam kanë shkruar dje historinë e derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit.Të dy vëllezërit kanë zbritur në fushë duke konkurruar njëri-tjetrin, njëri me fanellën e Interit e tjetri me të Juventusit. Kjo është hera e parë në historinë e derbit të Italisë ku dy vëllezër përballen me njëri-tjetrin. Atmosfera mes tyre nisi që në startin e ndeshjes. Markus me veshjen tradicionale të nxehjes, ndërsa nga ana tjetër Kefren me jelekun e zëvendësuesit.
Të dy përpara startit të takimit afrohen pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur. E gjithë situata shoqërohet me disa batuta mes vëllezërve dhe sigurisht një përqafim i ngrohtë që tregon se dashuria mes tyre shkon përtej rivalitetit më të ashpër të futbollit italian.
Të dy më pas u vunë përballë kur në minutën e 83-të hyri në fushë Kefren për të shkruar historinë e derbit të Italisë që përfundoi me rezultatin 4-4.
PANORAMASPORT.AL