Mançester Siti humbi finalen e Superkupës së Anglisë pas ekzekutimit të 11 metërshave. “Qytetarët” po udhëhiqnin me shifrat 1-0 deri në minutën e 11 të shtesës, kur Arsenali barazoi dhe i dha një rrjedhë tjetër takimit. Guardiola është pyetur në konferencën për shtyo në lidhje me vendimin për të reflektuar në kohë shtesë çdo vonesë të lojës. Trajneri spanjoll është përgjigjur në mënyrë ironike se nëse në këtë mënyrë ekipeve do i duhet të luajnë“
Nuk është e bezdisshme, por duhet të mësohemi. Është një pyetje e mirë për bordin ndërkombëtar, pasi ata nuk konsuktohen me menaxherët dhe me lojtarët. Ata vendosin dhe ne na duhet ta pranojmë. Nuk do të ketë më ndeshje me 90 minuta, tani ndeshjet do të zgjasin 100 minuta, kjo është e sigurt. Ata zgjasin [ndeshjet] për gola (të shënuar). Nëse çdo herë që shënoni një gol në një ndeshje që është 4-3, dhe ju vendosni 30 sekonda ose 45 sekonda për shtatë gola, atëherë nesër në mëngjes në 9 të mëngjesit unë do të jem ende këtu duke luajtur”, ka deklaruar Pep Guardiola deri në mëngjes.