Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka pranuar se nuk ka mundur të mbyllë sytë pas humbjes ndaj Serbisë në Leskovc me rezultat 2-0.

Në një intervistë për mediumin zviceran RTS, Xhaka ka pranuar hapur para zhgënjimin për humbjen.

“Të jem i sinqertë, nuk kam fjetur deri në 8:00 të mëngjesit. Ishte një lojë shumë emocionale, sido që të jetë unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është humbje”.

“Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo“, ka deklaruar Xhaka.

Zvicra ka marr vetëm 1 pikë nga katër ndeshje deri më tani në fazën e grupeve.