Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavi ka mbetur i zhgënjyer pas humbjes 3-0 ndaj Shqipërisë në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Menjëherë pas ndeshjes në Tiranë, ai u shpreh se dëshiron ta përgatisë sa më mirë skuadrën për duelin e dytë të programit të tetorit të së dielës në shtëpi në Pilsen ndaj Ishujve Faroe.
Dorëheqja? Sigurisht që roli im duhet të zgjidhet nga personat e tjerë, kjo është e qartë. Detyra ime është që të përgatis ekipin për të dielën, që është një kohë e shkurtër. Nuk e di se çfarë do të vendosin drejtuesit. Sigurisht që humbja me shifrat 0-3 është rezultat i keq.
Hymë shumë keq në ndeshje, Shqipëria luajti mirë në mbrojtje. Situata në grup është e vështirë, por ne e kemi ende në duart tonë kualifikimin. Tani kemi Ishujt Faroe në shtëpi, pastaj shkojmë në Poloni. Më duhet të pranoj që nuk po mendojmë për “Play-off”-in, për momentin kemi ende në kokë ndeshjen e sapo luajtur. Tani na duhen pikët, por duhet t;i marrim në fushë”, dekaroi trajneri i Çekisë.