I aftë me këmbë, reflekse dhe “mjeshtër” për penalltitë, Milan i vendos çmimin Maignan

Mike Maignan mbërriti para dy vitesh nga Lille te Milan me një peshë të madhe mbi supe. Iu desh të zëvendësonte Gianluigi Donnarummën që kishte historinë e tij me kuqezinjtë dhe që në atë periudhë konsiderohej si një nga më të mirët në rolin e tij.

Por, francezi nuk i druhej sfidave dhe pak nga pak nisi të tregonte cilësitë që kishin ndihmuar në fakt edhe Lillen të shpallej kampione në Francë përballë PSG-së yjeve. 28-vjeçari përsëriti veten me Milanin teksa i ndihmoi jashtëzakonisht kuqezinjtë në sezonin 2021/2022 kur festuan titullin kampion.

Maignan e mbajti portën të paprekur në 17 ndeshje dhe në fundin e sezonit me meritë u shpall si portieri më i mirë në Serie A. Tashmë, të gjithë e njohin dhe Maignan ka marrë vlerësimet që meriton ndërsa është gjithashtu pjesë e kombëtares së Francës.

I zoti në lojën me këmbë, një veti e portierëve modern dhe mjeshtër për ndalimin e penalltive, Milan ka në organikë një “thesar” të vërtetë. Drejtuesit e klubit italian e dinë mirë vlerën e Maignan dhe e lënë të largohet për shifrën e 90 milionë eurove.

Pak rëndësi ka kush “troket në derë”, nëse 90 milionë euro vendosen në tryezë atëherë Milan heq dorë nga Maignan ashtu siç bëri edhe me Tonalin. Nga Anglia monitorojnë situatën, teksa Maignan tashmë është në treg me Milan që ka hapur ankandin dhe pret ofertën më të lartë për ta shitur francezin dhe për të “shëndoshur” bilancet financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top