Gjeorgjia është “pengesa” e radhës për kuqezinjve në Nations League. Sfidë kjo e cila do të luhet ditën e hënë në Tbilisi në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium” dhe starton në orën 18:00. Përbalje shumë e rëndësishme për rrugëtimin e ekipit të Sylvinhos, i cili pas disfatës me Çekinë kërkon të bëjë autokritikën.
Por jo vetëm kaq, pasi ekipi ynë do të kërkojë edhe “hakmarrjen” për humbjen 1-0 në “Air Albania” në muajin shtator. Spektakël pritet të jetë si në fushë edhe në tribuna, me UEFA-n që ka vendosur t’i besojë këtë sfidë arbitrave holandezë.
Kështu kryesorë do jetë Danny Makkelie, i cili do të ndihmohet nga Hessen Steegstra dhe Jan de Vries. Arbitër i 4 do të jetë Allard Lindhout, ndërsa VAR-i i është besuar Rob Dieperink e teksa në AVAR do të jetë Erëin Blank.
Makkelie ka eksperiencë në kompeticione të tilla, pasi ka gjykuar sfida edhe në Nations League, Champions League apo në kualifikueset e Euro 2024. Ndërkohë kujtojmë se për Shqipërinë është mjaft i njohur pari i ka gjykuar në të kaluarën. Në të 3 sfidat që ka drejtuar kuqezinjtë, Shqipëria i aka dalë të marrë fitore dhe rezultat pozitiv synojnë të marrin sërish.