“I ke fituar të gjitha gjërat se ishe dhëndri i Jozefinëѕ”, Luizi i kthehet keq Qetѕorit: Вëj valiхhen dhe ik

Luiz Ejlli është bërë shënjestra kryesor e Qetsor Ferunajt që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ish-fituesi i Big Brother Albania është zotuar të thyer rekord duke e fituar edicionin e dytë të BBVA, por edhe atë të tretin.

Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luizin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm.

“Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je”, i ka thënë këngëtari, derisa Qetsori ia ka kthyer se do të provojë shumë gjëra, ndërsa Ejlli i ka uruar sukses. “Unë do të thyej rekordin e Big Brotherave, do të fitoj dyshin, do të fitoj treshin…”, ka theksuar Qetsori.

“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i bart valixhet”, i është kundërpërgjigjur Luizi.

Qetsori e quajti Luizin “të përkëdhelur”, ndërsa shtoi se ai nuk ka arritur asgjë vetë në 37 vjet, po është mbështetur nga “shoqëria.”

Në fund ai i përmendi Luizit edhe Kiarën, duke i thënë që ta pyesë e të marrë informacione nga partnerja e tij për të. Kujtojmë se vetë Kiara ka shprehur më herët se njihet me Qetsorin nga jashtë, pasi ka punuar me të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top