“I kërkoj falje trajnerit”, Edon Zhegrova: Pas kartonit kisha shumë provokime, ndaj Rumanisë vetëm për fitoren

Kosova triumfoi 3-0 ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”, me “dardanët” që morën fitoren e 3-të rresht në Nations League. Në këtë përballje luajti titullarë Edon Zhegrova, me futbollistin që u zëvendësua në minutën e 67-të nga Emir Sahiti.

25-vjeçari nuk e priti mirë zëvendësimin, teksa i kërkoi trajnerit të mos e zëvendësonte. Por diçka e tillë nuk ndodhi dhe kjo e ka nervikosur futbollistin, i cili pas ndeshjesnuk nguroi t’i kërkonte fjalej Fodës.

“Trajneri kishte të drejtë që më largoi nga loja. Edhe pse doja të vazhdoja të luaja dhe të shënojë. Unë kisha një karton të verdhë dhe më mirë që u largova. I kërkova falje trajnerit për reagimin tim. Ndihem mirë kur bashkëlojtarët shënojnë gola. Pas kartonit kisha shumë provokime. Ndaj Rumanisë është një finale, shkojmë vetëm për fitore”, ka theksuar Zhegrova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top