I mori Asllanit vendin e titullarit dhe shënoi dopeitë, reagon Zielinski pas barazimit me Juventusin

Piotr Zielinski e nisi derbin e Italisë si titullar, ku shënoi edhe dopietë ndaj Juventusit. Simone Inzaghji preferoi polakun para Kristjan Asllanit, me mesfushorin shqiptar që rikthehej nga një dëmtim.

Interi dhe Juventusi nuk shkuan më shumë se barazimi 4-4 mes tyre në një derbi të “çmendur” . Pas kësaj sfide ka reaguar mesfushori pokal, ku ka theksuar se “Zonja e Vjetër” i shënonte golat shumë lehtë.

“Mund të kishim bërë më shumë për të shmangur golat e Juventusit; ishte shumë e lehtë për ta. Ne të gjithë mund të kishim bërë diçka më shumë, veçanërisht në golin e tretë. Duhet ta kishim rikuperuar topin më shpejt. U lamë shumë hapësirë. Ne e dimë se Juventus ka lojtarë të forte, ata janë të shpejtë dhe mund të shënojnë gola”, ka theksuar 30-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top