I pakalueshëm në prapavijë, Ismajli: Krenar që isha kapiten i gjithë shqiptarëve, shihemi në nëntor

Ardian Ismajli është lojtari më lider në Kombëtaren shqiptare. Një nga ata futbollistë fjalë pak, por që është gjithmonë i gatshëm të “derdhë” edhe pikën e fundit të gjakut për kuqezinjtë.

Fatkeqësisht në Euro 2024 nuk pati asnjë minutë, ndërsa në sfidat e Nations League u rikthye akoma më i fortë. Ndaj Ukrainës në muajin e kaluar shënoi gol, ndërsa ndaj Gjeorgjisë mbrëmjen e djeshme zbriti në fushë me shiritin e kapitenit.

Një kapiten i vërtetë, i cili udhëhoqi ekipin drejt fitores, ndërsa jepte siguri në repartin e prapavijës. Ditën e sotme ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se ndjehet mjaft krenar që ishte kapiten i gjithë shqiptarëve.

“Fitore shume e rëndësishme, krenar që isha kapiten i kombëtares së gjithë Shqiptarëve. Shihemi në Nëntor???????? #AI18 #giving #up #is #never #option”, shkruan Ismajli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top