Skuadra e Granada-s ka shënuar fitore 3:2 ndaj Castellon në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga 2.

Golin e fitores për ekipin mysafir e shënoi sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport

Uzuni shënoi një gol në sekondat e fundit nga pika e bardhë e penalltisë, duke ia dhuruar tri pikë skuadrës së tij.

Ky ishte goli i tretë i Uzunit në dy ndeshjet e fundit me fanellën e klubit spanjoll.

Me këtë fitore, Granada shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e dytë në tabelë.