I vëllai i aktorit Julian Deda, Mari, ka treguar më shumë detaje në lidhje me lojën që Juli po bën brenda shtëpisë së BBV dhe jo vetëm…
Pas ‘Prime’-t të kaluar Julian Deda pati një debat shumë të fortë sërish me Eglën një vazhdimësi e diskutimit që nisi që mbrëmjen e parë të qëndrimit në shtëpinë e BBV për punën e të brendshmeve. Si e kanë parë si situatë Mario dhe familjarët e Julit nga jashtë?
“Ne familjarët e përjetojmë pak, bëhemi emocional por megjithatë Juli ia doli mos ta prishë gojën si i thonë.”-tha Mario.
Elona e pyeti Marion nëse Juli e përmbajti veten gjatë debatit sepse mendoi që është në lojë dhe duhet ta fitojë apo thjesht edhe në jetën e përditshme ai i menaxhon situatat në këtë formë?
“Të dyja. Nuk është natyrë konfiktuale pothuajse kurrë nuk e kam hasur ndonjëherë ose të mbartë energji negative nga dikush dhe të ta tregojë apo ta ngarkojë veten me të tilla gjëra. Sikurse edhe kalkulimet që duhet të ruajë qetësinë në të tilla momente duke qenë se është në lojë dhe për këtë ka hyrë.”- u përgjigj ai.
Ka hyrë për ta fituar apo ta shijuar?
“Të dyja. Kur kam biseduar më ka thënë: “Mario më lë rehat, po hy dhe do e përjetoj ashtu si është, pa bërë asnjë strategji. Si të vijë unë nuk para bëj ndonjë lapsus të tipit dërrmues kështu që do të hy, ta provoj dhe ta përjetoj dhe pastaj sigurisht ta fitoj.”- shtoi Mario.