Partizani ndau rrugët me Orges Shehin dhe tashmë për drejtuesit e kuq ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi.
Aktualisht në krye të skuadrës është Arbër Abilaliaj, i cili do të drejtojë ekipin deri sa të gjendet trajneri i ri.
Në fakt kryeqytetasit kanë nisur të “ëndërrojnë” për trajnerin kampion. Ilir Daja është objektivi kryesorë i Gaz Demit, me palët që kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre.
Daja duket shumë afër mbylles së ciklit të tij te Ballkani dhe në këto kushte do të ishte mjaft i mundshëm një rikthim në Superiore.
Por nga ana tjeter, gazeta “Shkodra Sport” meson se ne rast rikthimi te Dajes ne Shqiperi, nje nga opsionet me te mundshmee eshte edhe pankina e Dinamos, skuadres me te cilen e lidhin ne fakt shume gjera.
Ne kete menyre duket se javet ardhshme do te jene vendimtare per trajneri qe beri buje me rezultatet e arritura ne krye te skuadres se Ballkanit, te cilen ne fakt mund ta kualikoje per te tretin vit rradhazi ne fazen e grupeve ne Kupat e Europes.