Armando Broja ishte një nga protagonistët kryesorë të Çelsit në barazimin përballë Mançester Sitit në “Stamford bridge” me rezultatin 4-4.
Edhe pse hyri në minutën e 90’ të takimit, sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm pak minuta për të bërë një mbrojtës i klasit botëror si Ruben Dias të bënte një ndërhyrje të gabuar dhe të fitonte një 11-metërsh që i solli Çelsit një pikë.
Prestigjiozja britanike “The Sun”, e ka vlerësuar Brojën si një na lojtarët më të mirë në fushë për “blutë”, duke i vendosur notën 7.
“Nuk ishte për shumë në fushë, por ai bëri një impakt duke fituar një penallti për Çelsin që solli barazimin në minutën e fundit”, shkruan “The Sun” në vlerësimin për Brojën.