Ilnisa dhe Rikja janë dy nga personazhet më të komentuara të BBV, të cilat publiku ka nisur
t’i shohë si dy kundërshtare mjaft të forta të njëra-tjetrës. Mirëpo inatet mes tyre kanë nisur jashtë shtëpisë.
E ftuar në një intervistë në “Breaking me Fiori Dardha”, gazetarja Rudina Demneri (Paloma),
njëkohësisht mikeshë e Ilnisës por dhe banore e BBV1, ka treguar më shumë rreth raportit të tyre dhe arsyet pse vazhdimisht ka ‘përplasje’ mes dy vajzave.
Paloma zbuloi se Rikja i ka marrë shoqen e ngushtë Ilnisës.
“Me sa di, kanë shoqëri të përbashkët këto të dyja, pra kanë histori që e njohin njëra-tjetrën.
Ilnisa ka pasur një shoqe të ngushtë, pastaj këtë shoqen e ka tani Rikja. Mua nuk më pëlqeu fare Rikja kur iu drejtua
Ilnisës që i tha “jo një teke, jo një kështu”, sepse ti nuk mund të shfrytëzosh çfarë mund të dish për banorët
e t’i përdorësh aty brenda. Është shumë e shëmtuar. E kanë personale me njëra-tjetrën”– është shprehur Paloma.