Iniesta vendos për të ardhmen. Nuk do jetë rival me Mesin apo Ronaldon, por me Taulant Seferin

Andres Iniesta u ka dhënë fund të gjitha dilemave rreth të ardhmes së tij dhe brenda pak ditësh pritet të zyrtarizohet në klubin që ka zgjedhur për të vazhduar karrierën. Edhe pse kishte oferta për të luajtur në Arabinë Saudite apo në MLS, mesfushori spanjoll ka zgjedhur një destinacion tjetër.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai ka arritur akordin me klubin e Ras Al Khaimah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të firmosë një kontratë 1+1, me shumë mundësi e fundit e karrierës së tij. Iniesta, i cili ka luajtur në vitet e fundit në Japoni me Visel Kobe, pritet të udhëtojë këto ditë drejt vendit arab, për të firmosur marrëveshjen e re.

Kampionati i Emirateve të Bashkuara Arabe ka filluar të bëjë investime të rëndësishme, duke parë popullaritetin në rritje në rajon, për të përforcuar skuadrat me emra të njohur. Një prej atyre që kanë udhëtuar drejt Emirateve këtë verë është edhe Taulant Seferi, i cili tashmë do të ketë Iniestën si rival në kampionat, ashtu si edhe emra të tjerë të njohur si Alkaser apo Pozuelo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top