Dështon transferimi i Samardzic, Inter transferon një tjetër yll.
Siç raporton “Sky Sport”, Interi ka vendosur të heqë dorë nga blerja e Lazar Samardzic, pas kërkesave të bëra nga përfaqësuesit e serbit.
Zikaltërit kanë kthyer tani vëmendjen kah një tjetër mesfushor dhe madje kanë akord verbal.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter ka kthyer vëmendje kah Teun Koopmeiners dhe Neroaxurët madje kanë arritur marrëveshje me holandezin.
Sipas Calcio Mercato, Koopmeiners i ka thënë po Interit dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshje me Atalantën.
Mesfushori holandez shkëlqeu me Atalantën sezonin e shkuar duke realizuar 10 gola dhe 4 asistime në 35 ndeshje të luajtura.
Për të siguruar shërbimet e tij Inter do të duhet të shpenzojë 35-40 milionë euro.