Inter: Nëse nuk na lejojnë ta ndërtojmë stadiumin në Milano, do të ikim diku tjetër

Drejtori ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello, ka lëshuar një paralajmërim për bllokadën politike që po i bëhet projektit të ri të stadiumit San Siro. Ai ka thënë se do ta ndërtojnë stadiumin e ri dhe nëse politika nuk i lejon që kjo të bëhet në Milano, projekti do të zhvendoset diku tjetër.

Planet për të ndërtuar një stadium të ri e modernë kanë shkuar prej vitesh dhe vazhdojnë të mos arrijnë askund, kryesisht sepse politikanët vendas po refuzojnë të lejojnë prishjen e stadiumit ekzistues Giuseppe Meazza.

Synimi ishte ndërtimi i stadiumit të ri në thelb në parkingun e veturave në vendin aktual, duke e bërë atë një San Siro ‘të ri’, pasi klubet paralajmëruan se është praktikisht e pamundur të bësh thjesht punë rindërtimi në arenën ekzistuese.

“Ne gjithmonë kemi besuar se një stadium i ri ishte vendimi i duhur. Ne besojmë në vlerën e të qenit në San Siro dhe lidhjen historike me zonën, kështu që një arenë moderne do t’u jepte tifozëve një spektakël jo vetëm mbi 90 minuta, por edhe para dhe pas ndeshjeve, shtatë ditë nga shtatë”, tha Antonello gjatë një mbrëmje.

Administrata i ka kaluar të gjitha hapat dhe pas katër vitesh ne jemi ende këtu duke pyetur veten nëse është e mundur të bëhet gjithçka e qartë për një stadium. Çdo vit ne humbim 50-60 milionë për klub duke mos pasur stadiumin tonë. Këto janë burime që mund t’i përdorim për të përforcuar skuadrën dhe për të konkurruar në një nivel evropian. Ne besojmë se San Siro është vendi i duhur, kështu që ne duam një stadium që ka të njëjtat karakteristika emocionale si Stadio Meazza, por është modern. Tifozët janë inteligjentë, ata mund të imagjinojnë emocionet në arenën e re.”

Fillimisht, plani ishte krijimi i një stadiumi prej 50,000 vendesh, por Antonello konfirmon rritjen e fundit të shitjeve të biletave për Milanin dhe Interin, që i kanë parë planet e tyre të shkojnë në 70,000 ulëse. Milani për një kohë dukej se planifikonte stadiumin e saj të veçantë, por Interi ka besim se stadiumi do të ndërtohet së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top