Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit planifikojnë “vjedhjen” e radhës ndaj Milan-it

Romelu Lukaku ka tërbuar drejtuesit e Chelsea, të cilët tashmë kanë vendosur që të përdorin linjën e ashpër me të.

Nëse deri pak ditë më parë, në Londër mund të ishin gati që të bisedonin edhe një tjetër mundësi huazimi, nga dje letrat në tavolinë kanë ndryshuar, duke parë se sulmuesi belg nuk i është përgjigjur ofertës së drejtuesve për t’u ulur në një tavolinë dhe për të biseduar me trajnerin e ri, Mauricio Pochetino, por duke këmbëngulur se do vetëm Interin dhe do të refuzojë çdo ofertë tjetër.

Dhe pikërisht këtu vjen autogoli i madh i Lukakut, duke qenë se Chelsea dje ka lajmëruar Interin se nëse e do sërish 30-vjeçarin, pranon vetëm një ofertë për blerje definitive, prej të paktën 40 milionë eurosh, ndryshe nuk do të ketë asnjë bisedim mes palëve.

Pikërisht kjo gjë shtyn administratorin Giuseppe Marottan që të marrë kohë për vlerësimet, por në të njëjtën kohë të ndezë “planin B”, i cili mban emrin e Alvaro Moratas.

Sulmuesi spanjoll ka qenë gjithmonë një ndër më të përkëdhelurit e tij që në kohët e Juventusit dhe duke parë se sivjet mund të transferojë në Milano Moratan për një shumë jo më të lartë se 10-12 milionë euro, por e mendon seriozisht që të braktisë pistën Lukaku dhe të synojë spanjollin.

Por edhe në këtë rast, do t’i duhet të ndezë një derbi me kushërinjtë e Milanit, të cilët gjithashtu e kanë Alvaro Moratën në listë, edhe pse miqësia mes tyre bën Marotën të avantazhuar kundrejt “djallit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top